Zemra dhe funksioni i saj

Zemra është organ muskulor, funksioni i të cilës është të bën pompimin e gjakut nëpër trup. Përbëhet nga dy gjysma të ndara me murr, ndërsa çdo pjesë ka atriumin dhe barkushën. Me rëndësi vitale për zemër të shëndoshë është përkushtimi në punën e saj, gjegjësisht mënyra se si tkurren e lirohen indet muskulore duke mundësuar kontrahimet (rrahjet).

Matje e punës së zemrës, ose EKG

EKG –elektrokardiogrami është prezantimi grafik i punës së zemrës. Paraqet impulsat elektrike të gjeneruara në zemër që mundësojnë kontrahimin e zemrës. Me atë ekg-ja jep evidencë detajore për aktivitetitin e zemrës.

Aritmia

Aritmia është çrregulim i punës së zemrës, gjegjësisht rrahje jo e rregullt, e shpejtuar ose ngadalsuar. Aritmi më të forta mund të shkaktojnë pengesa në furnizimin me gjak të organizmit.

Çrregullim i ritmit mund të jetë pasojë e shtypjes së lartë, anomalive të lindura, ndezje të miokardit, dobësim i punës së zemrës, defekte të valvulave, sëemundje koronare të zemrës, zemër e zgjeruar ose hipertrofi, etheve, infeksione latente, punë e shpejtuar e gjëndrës tireoide, çrregullim hormonal, ose çrregullim i elektrolitëve në organizëm.

Fibrilacioni atrial (AFib)

Fibrilacioni atrial është çrregulim i ritmit të zemrës që rrit për 5 herë mundësinë për sulm në tru. Në këtë gjendje atriumet kontrahoen në mënyrë haotike duke shkaktuar çrregullim të punës së zemrës dhe ritëm të shpejtuar. Një nga pasojat është ngjizja e gjakut ose koagullimi që mund të shkakton sulmin në tru.

Dëshmi


Link i shpejtë

Blej SAVVY ЕKG Android app iPhone app MobEcg Deamon User Manual