• Në mënyrë të pamvarur përcjelleni punën e zemrës suaj.

    Çdoherë dhe kudo.

    Zbulo më tepër
  • Lidhja mes shëndetit të zemrës suaj dhe mjekut tuaj

  • Dëgjoni zemrën tuaj

  • Ndërmerrni përgjegjësi për shëndetin tuaj!

SAVVY ЕKG

SAVVY ЕKG është mjet medicinal mobil për përcjelljen e punës së zemrës në afate të gjata dhe për identifikimin e përjashtimeve eventuale nga normalja. Është në pajtim me standardet europiane për shëndet. Posedon CE sertifikat për produktin në tërësi si dhe për të gjitha komponentat veçanarisht. SAVVY ЕKG është i lehtë për përdorim. Për karakteristikat e lidhjes pa tela dhe që është mobil e me dimensione të vogla, SAVVY është i përshtatshëm dhe nuk pengon as gjatë aktiviteteve sportive.

Blej

SAVVY ЕKG

Harxhime postale të llogaritura në çmim.

ECG electroda - 30 electroda

Harxhimet postale nuk janë të llogaritura në çmim.

Dëgjoni zemrën tuaj

SAVVY ЕKG mundëson matjen e punës së zemrës në mënyrë të besueshme e afatgjate dhe i dërgon të dhënat deri tek smartfoni juaj (mjeti intelegjent) EKG raportin tuaj printoni ose dërgoeni përmes e-postës deri tek mjeku juaj.

SAVVY EKG e rekomandojmë për

sportistët për trajnim më të mirë

persona me stil stresues jete
e që janë me rrezik të madh për sëmundje të zemrës

persona më të moshuar,
që janë me rrezik më të madh për sëmundje të zemrës

persona që kanë përjetuar infarkt
për përcjelljen e gjendjes dhe efektit nga trajtimi

persona që kanë përjetuar sulm në tru,
e që mendohet se është pasojë e çrregullimit të ritmit

për ata me probleme të përhershme
si marrëmendja,pengesa në frymëmarrje e që llogariten se janë pasojë e çrregullimeve të ritmit

Të respektuar,

Matja preçize e punës së zemrës është me rëndësi kyqe jo vetëm për zbulimin e sëmundjeve, por edhe gjatë aktiviteteve sportive të avansuara. Në të dy sferat ajo që mungon është përcjellja e ritmit të zemrës në mënyrë të besushme, afatgjate e sinhrone. Personat me sëmundje kardiovaskulare duhet të harxhojnë shumë kohë në institute shëndetsore për kontrolle të rregullta. Sportistët nga ana tjetër duke përdorur mjete të ndryshme vërejnë rezultate jo të besushme dhe përjashtime nga normalja si pasojë e levizjeve trupore.

Ne krijuam, zgjidhje gjithëpërfshirëse e inovative. Duke shfrytëzuar teknologjinë më të re, SAVVY EKG është përgjigje për sfidat që i përmendëm. SAVVY EKG mundëson matjen preçize të punës së zemrës në afat të zgjatur, në punë, në shtëpi, gjatë trajnimeve. SAVVY EKG është i lehtë për përdorim, ndërsa mundësia për përcjelljen direkte të të dhënave deri tek mjeku ju jep shfrytëzuesve ndjenjën e sigurisë dhe mbrojtjes që tejkalon përvojën me instrumentet prezente. Ju ftojmë të jeni edhe ju një nga konsumatorët e kënaqur të SAVVY-it!

Në emër të ekipit për zhvillim,

Tina Samardžija, CEO dr. Boris Simončič, dr. dent. med., spec, CEO


Link i shpejtë

Blej SAVVY ЕKG Android app iPhone app MobEcg Deamon User Manual